Shqip 09. Largoju (shmangju) gjithë mëkatit…

(Eschew all sin)

 

‘Largoju gjithë mëkatit’…

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM
Assalamu Aliekum!

Paqja e Allahut qoftë me ju dhe ju udhëheqtë Ai në jetën tuaj. Tema e sotme bën fjalë për ligjin e Allahut “Sharia ja Allah” (Dhjetë urdhëresat). Sot, shumë vetë thonë se Allahu nuk ka ligj! Bile ka edhe besimtarë të cilët thonë se ligji i Allahut (siç është i shkruar te Dhjetë Urdhëresat) nuk ka të bëjë me njerëzimin sot. A mundet vërtet që njerëzit të jetojnë pa ligje?

Një komb pa ligje
Le të supozojmë se një komb vendos që t’i heqë të gjitha ligjet. Çdo person është i lirë të zgjedhë atë ç’ka dëshiron. A mund ta imagjinojmë për shemubll një komb pa ligje trafiku? Ose akoma më keq heqjen e të gjithë policëve nga detyra e tyre e zbatimit të ligjit? A nuk do të shkaktonte kjo gjë një kaos të jashtëzakonshëm? Asgjë nuk do të ishte e sigurt. Jeta do të shndërrohej në një skenë masive tmerri. Hajdutët do të merrnin atë që është e tjetrit pa kursyer jetë njeriu. Sigurisht që një ekzistencë e tillë as që mund të mendohet. E megjithatë, për një arsye apo një tjetër, njerëzit mendojnë se ligjet e Dhjetë Urdhëresave të Allahut nuk kanë të bëjnë më me ne! Imagjinoni po të thonim: “Allahu nuk thotë gjë në qoftë se unë kam zotër të tjerë”, ose “është mirë të vjedhësh”, ose se është mirë ta gënjesh fqinjin tënd ose akoma më keq t’i marrësh gruan ose pasurinë. Një shoqërie të tillë me siguri që do t’i vinte fundi shpejt.
Miq të dashur, a i ka shkuar ndonjëherë në mendje njerëzimit se arsyeja që kjo botë ka kaq shumë vështirësi, është sepse një numër i madh njerëzish e kanë lënë mënjanë Ligjin (Sharian e Allahut) Dhjetë Urdhëresat e Allahut siç gjenden në Tevrat te Eksodi 20?
Sura 2:93 Al-Bakara, na kujton Ligjin që është dhënë.
“Dhe mbani mend që Ne e morëm besëlidhjen tuaj dhe ngritëm mbi ju (lartësinë gjigande) të malit (Sinai): (duke thënë): “Mbahuni fort pas asaj që ju kemi dhënë dhe ndiqeni (ligjin)…”
Sura 2:93 Al-Bakara
A do t’i thoshte Kurani i Nderuar lexuesve “mbahuni fort pas asaj që ju është dhënë dhe ndiqeni Ligjin” (Dhjetë Urdhëresat) dhe pastaj më vonë të thoshte se ai nuk duhet zbatuar më?

A nuk ka ardhur koha që të jemi të sinqertë me veten tonë dhe të pranojmë se po, ja se çfarë thotë këtu në lidhje me Ligjin e Allahut!? Në Kuranin e Nderuar thuhet që t’i largohemi (shmangemi) gjithë mëkatit.
“Largoju gjithë mëkatit, të hapur apo të fshehtë. Ata që fitojnë mëkatin do të marrin shpërblimin e duhur për ‘fitimet’ e tyre”.
Sura 6:120 Al-Anaam

Vite më parë, njerëzit e lashtë nga Lindja, ishin mjaft të vetëdijshëm se çfarë do të thoshte t’i “largohesh mëkatit”. Këta persona që e kishin frikë Perëndinë janë përmendur në Tevrat, (Librat e Shenjtë). Jobi 1:1 flet për një njeri që quhej “Job”.

“Në vendin e Uzit ishte një njeri që quhej Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë që kishte frikë nga Perëndia [Allahu] dhe i largohej së keqes [mëkatit]” Ajubi ose Jobi 1:1 (Shkrimi i Shenjtë i Biblës).
Ai njihet nga Allahu si “njeriu më i madh nga të gjithë njerëzit e lindjes” Jobi 1:3
Si mund ta njihte ky njeri mëkatin, po të mos ishte udhëzuar për të? Si mund ta dinte ai se çfarë ishte mëkati po të mos njihte Ligjin e Allahut?
Si mund ta dimë ne se çfarë është mëkati po të mos shikojmë Ligjin e Allahut?
Si mund të përcaktohet mëkati?
Prandaj Ligji [Dhjetë Urdhëresat] nevojitet që ne të kuptojmë se ç’është mëkati.
Në Inxhilin e Shenjtë përcaktohet me saktësi se çfarë është mëkati:
(Inxhili) 1 Gjon 3:4: “Kush bën mëkat shkel edhe ligjin; sepse mëkati është shkelja e ligjit.”
Ky ligj, Dhjetë Urdhëresat, është për lumturinë e njeriut. Në qoftë se njerëzit kudo do t’i bindeshin, do do ta nderonin dhe respektonin këtë Ligj, bota jonë do të ishte shumë e lumtur dhe në paqe. Allahu do të nderohej në mënyrë supreme, do të respektohej prona e gjithësecilit dhe çdo jetë njeriu do të mbrohej si gjë e shenjtë. Shoqëria sot do të ishte krejt ndryshe në qoftë se të gjithë njerëzit do të kishin respekt të veçantë për Dhjetë Urdhëresat e Allahut.

Dhjetë Urdhëresat e veçanta të Allahut
Duke pasur parasysh se lexuesi mund të mos jetë në dijeni të Dhjetë Urdhëresave të Allahut, duam që të përfshijmë këtu këtë listë të dhjetë ligjeve të përmbledhura që i janë dhënë njerëzimit lart nga qielli. Ne tashmë e dimë se ligji u dha që përpara kohës së Moisiut në lartësitë gjigande të malit Sinai. Sepse Tevrati thotë se Ibrahimi, “khalili i Allahut” i bindej ligjeve të Allahut. Në Kuranin e Nderuar Ibrahimi quhet “Imam i kombeve”. Sura 2:124 Al-Bakara. Ai do të ishte një shembull për ndjekjen e ligjeve të Perëndisë.
(Tevrati) Zanafilla 26:5: “Sepse Abrahami iu bind zërit tim dhe zbatoi komandën time, urdhëresat e mia, statutet e mia dhe ligjet e mia.”

Këtu ne shohim dikë që nga kohët e lashta i cili i qëndroi besnik Allahut dhe zbatoi e respektoi Ligjet e Allahut. A nuk duhet që edhe ne të ndjekim shembullin e Ibrahimit i cili është njëri prej “hanifëve’? Pastaj për kujtesë, sepse njeriu kishte harruar, Allahu ia përsëriti Ligjet Moisiut në lartësitë gjigande të malit Sinai. Që ta nguliste në mendjen e njeriut rëndësinë e tyre, Allahu i shkroi ato Vetë mbi pllaka guri. Këtë detyrë kaq të rëndësishme Ai nuk mund t’ia linte në dorë njeriut. Ata do të shikonin vetë dorëshkrimin e Tij.
Më poshtë janë shënuar Dhjetë Urdhëresat siç gjenden tek: (Tevrati) Eksodi 20:1-17.
“Dhe Perëndia i foli të gjitha këto fjalë, duke thënë -Unë jam ZOTI, Perëndia yt që të ka nxjerrë nga toka e Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
1.Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
2.Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe nuk do t’i shërbesh, sepse unë, ZOTI, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon ligësinë e etërve te fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë; Dhe unë tregoj mëshirë për mijëra prej atyre që më duan dhe zbatojnë urdhëresat e mia.
3.Nuk do ta përdorësh emrin e ZOTIT, Perëndisë tënd, kot sepse ZOTI nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
4.Mbaje mend shabatin për ta shenjtëruar. Për gjashtë ditë do të punosh dhe do të bësh të gjithë punën tënde. Por dita e shtatë është shabati i ZOTIT, Perëndisë tënd; nuk do të bësh atë ditë asnjë punë, as ti, as djali yt, as vajza jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshtët e tua, as i huaji që gjendet brenda portave të tua. Sepse në gjashtë ditë ZOTI krijoi qiellin dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to dhe ditën e shtatë ai pushoi; prandaj ZOTI e bekoi ditën e shabatit dhe e shenjtëroi atë.
5.Nderoje babain tënd dhe nënën tënde që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që ZOTI, Perëndia yt, po të jep.
6. Nuk do të vrasësh.
7. Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
8. Nuk do të vjedhësh.
9. Nuk do të japësh dëshmi të rreme kundër fqinjit tënd.
10. Nuk do të dëshirosh shtëpinë e fqinjit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e fqinjit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, asgjë tjetër që është e fqinjit tënd.”
Këtu mbarojnë dhjetë ligjet e shkurtra të Allahut të cilat janë shënuar gjithashtu në (Tevrat) Ligjin e Përtërirë 5:6-21. Ato janë shënuar gjithashtu në pjesë të ndryshme në Inxhil.

Falja nga Allahu
Por shpesh në mendjet dhe zemrat tona mund të lindë pyetja: “Po në qoftë se njeriu mëkaton? A ka falje nga Allahu?” Në qoftë se një njeri mëkaton dhe kërkon falje, Allahu ka premtuar falje. Por ne duhet ta kërkojmë faljen dhe të kemi dëshirë që të kthehemi [pendohemi] nga e liga. Allahu do të japë pendim. Ai do të na japë një zemër penduese deri në atë pikë saqë ne nuk do të duam që të përfshihemi më në mëkat. Vini re fjalët në Inxhil…Veprat e Apostujve 5:31: “Atë [Isa al-Masih-në] Perëndia e ka lartësuar me dorën e tij të djathtë që të jetë Princ dhe Shpëtimtar [al-fida] për të dhënë pendim…dhe falje të mëkateve.” Është nëpërmjet Isa al-Masih-së të cilin Allahu e dërgoi nga lart që Ai na jep pendim dhe falje të mëkateve. Isai u bë shpengimi për mëkatin në emër të racës njerëzore. Ai është dhurata e madhe nga Allahu! Le ta shtrëngojmë fort këtë dhuratë dhe të mos e refuzojmë atë që na është dërguar nga lart! Duhet që ta kuptojmë mirë këtë pikë! Ne e marrim faljen nëpërmjet Isa al-Masih-së! Pranoje Atë!

Isa al-Masih-a jep fuqi
I kthehemi përsëri dikujt nga kohët e lashta të Lindjes për të cilin thuhet se… “iu largua [i ktheu shpinën] së ligës”. Jobi 1:1 (Tevrati). Si mundi ta bënte ai këtë? Si mund t’i largohet dikush të ligës? A ka njeriu fuqi në vetvete për ta bërë këtë gjë? A mundet që njeriu vetëm me forcat e veta të luftojë në mënyrë të efektshme kundër Iblisit (Satanit)? Në Tevrat thuhet: Jeremia 17:5: “Kështu thotë ZOTI; I mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën mishin krahun [forcën] e tij dhe zemra e të cilit largohet nga ZOTI.”
Te njeriu ka vetëm humbje. Nuk ka shpresë po të besojmë te vetja ose te një njeri tjetër që të na nxjerrë nga gjendja jonë mëkatare. Ne mund të kemi shpresë vetëm po t’i drejtohemi Allahut dhe Atij i cili u dërgua nga lart si ndihmësi ynë, Isa al-Masih-së!
(Inxhili) Gjoni 1:12: “Por të gjithë atyre që e pranuan atë [Isa al-Masih-në], ai u dha fuqinë për t’u bërë bij të Perëndisë, edhe atyre që besojnë në emrin e tij:” A nuk është fuqia ajo që duam të gjithë ne? Fuqi mbi jetën tonë mëkatare! Fuqi për të bërë atë që është e drejtë! Më dëgjo mik i dashur i Allahut. Është nëpërmjet Isa al-Masih-së që ne e marrim këtë fuqi nga Allahu.
(Inxhili) 1 Gjoni 1:9: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na i falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.”

“Dhe, o njerëzit e mi! Kërkojini falje Zotit tuaj dhe shkoni tek Ai (me pendim). Ai do t’ju dërgojë qiejt nga ku do të rrjedhë shi i pamasë dhe do t’i shtojë forcë forcës tuaj prandaj mos u ktheni në mëkat!” Sura 11:52 Hud

Allahu të dhëntë paqen e Tij të përjetshme ndërsa përpiqesh t’i largohesh së ligës.

Marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Për një kopje falas të Tevratit dhe Inxhilit shkoni te:
www.e-sword.org

Për më tepër informacion: www.salahallah.com
“Largoju (shmangju) gjithë mëkatit…”

Sura 6:120
Al-Anaam

Seria nr. 09